Lajme
Italia heq detyrimin për maskë në transportin publik
Një dekret që kërkon përdorimin e maskave në trena, autobusë dhe tragete nuk do të zgjatet më dhe për këtë arsye do të skadonte të premten
Italia ka hequr detyrimin për maskë në transportin publik. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një dekret që kërkon përdorimin e maskave në trena, autobusë dhe tragete nuk do të zgjatet më dhe për këtë arsye do të skadonte të premten, ditën e fundit të shtatorit transmeton albinfo.ch. 1 tetori, e shtunë, ka qenë dita e parë pa detyrim për mbajtje të maskës në transportin publik në Itali.
Megjithatë, detyrimi për mbajtje të maskës është ende në fuqi për spitalet dhe shtëpitë e pleqve.
Sipas një raporti javor, aktualisht ka një rritje të infeksioneve, veçanërisht në grupmoshën 10 deri në 19 vjeç, dhe transmetimi po vazhdon të rritet, shkruan srf.ch.
Edhe pse ka pasur një rritje të lehtë të normave të pranisë në institucione shëndetësore, kjo aktualisht ka një ndikim të kufizuar sa u përket spitaleve.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta
















