Lajme
100 mijë persona të vendeve të treta urdhërohen të largohen nga BE-ja
33,450 persona u urdhëruan të largoheshin nga Franca në tremujorin e dytë të 2022-ës.
Sipas Zyrës Evropiane për Statistikat, Eurostat, pas Francës, Greqia është vendi i dytë që raportoi numrin më të madh të shtetasve të vendeve të treta të urdhëruara për t’u larguar, me 8,750 raste, e ndjekur nga Gjermania (8,275), Italia (6,020) dhe Austria (5,385).
Vendi që përjetoi rritjen më të lartë për tre muaj ishte Italia, duke u rritur me 1000 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Sipas nacionaliteteve kryesore, shqiptarët (2650) përfaqësojnë numrin më të madh të shtetasve jashtë BE-së që u kthyen në një vend tjetër në tremujorin e dytë të vitit 2022, të ndjekur nga gjeorgjianët (2030), rusët (1.165), turqit (1.055), ukrainasit (840), serbët (800), marokenët (790), algjerianët (745), moldavët (700) dhe irakianët (660).
Krahasuar me të dhënat e vitit 2021, numri i shtetasve nga vendet e treta që u urdhëruan të largoheshin nga BE-ja u rrit me 15 për qind, ndërsa numri i njerëzve që u kthyen në një vend tjetër u rrit me 11 për qind.
Italia shënoi rritjen më të lartë në numrin e personave të urdhëruar të largoheshin. Shifra për Kroacinë gjithashtu pothuajse u dyfishua për të njëjtën periudhë, duke u rritur nga 2,675 në 4,830.
Për sa i përket vendit të origjinës së njerëzve të urdhëruar të largohen, Algjeria kryeson listën, me 8,170 persona, që përfaqësojnë 8.5 për qind të totalit të njerëzve në këtë kategori.
Maroku renditet i dyti me 7,235 raste, i ndjekur nga Shqipëria (6,640) dhe Pakistani (6,260), Tunizia (5,630), Bangladeshi (3,990), Gjeorgjia (3,690), Turqia (3,425), India (3,135) dhe Iraku (2,940)./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë











