Kosova
PDK dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Murati
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, njoftoi të enjten se kjo parti ka ngritur kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe u.d. sekretarit të Ministrisë, Enis Spahiu.
Kallëzimi penal, sipas Tahirit, u bë për mosekzekutimin e pagave të muajit shtator për mësimdhënësit.
“Personat e kallëzuar, në cilësi të personave zyrtarë, përkatësisht si titullarë të institucionit qeveritar, me dashje dhe në kundërshtim me autorizimet e tyre ligjore dhe legjislacionin në fuqi, kanë ndërmarrë veprime për ndalimin (mosekzekutimin) e pagës për muajin shtator për mësimdhënësit e komunave të Republikës së Kosovës, të cilët kanë ushtruar të drejtën kushtetuese e ligjore për grevë”, thuhet në kallëzimin penal, të dorëzuar në Prokurorinë Speciale.
Tahiri shkroi në Facebook se mësimdhënësit “nuk kanë kërkuar asgjë më shumë se dinjitet dhe nuk të dënoheni vetëm pse keni zgjedhur të ushtroni të drejtën kushtetuese për grevë”.
“Edhe të hënën (pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit) paralajmërova zyrtarët e papërgjegjshëm të kësaj qeverie se nëse nuk i ekzekutojnë sa më parë pagat, do të parashtrojmë kallëzim penal kundër tyre. Edhe sot, bojkotuam mbledhjen e Kryesisë për këtë shkak. Mirëpo sot, po ashtu ne vepruam”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













