Lajme
Si ndodhi avaria e trenit në Gothard dhe si u evakuuan udhëtarët
Rreth 800 pasagjerë duhej të silleshin në tubin perëndimor përmes një lidhjeje tërthore dhe u evakuuan prej andej në drejtim të Luganos
Treni që pësoi sot avari është Eurocity 317, i cili ishte nisur nga Cyrihu në orën 11:33 në drejtim të Comos, (Itali), transmeton albinfo.ch. Treni i tipit Giruno duhet të kishte mbërritur në Bellinzona në orën 13:12 – por u bllokua në tunelin bazik, Gotthard, pak para orës 13:00.
Rreth 800 pasagjerë duhej të silleshin në tubin perëndimor përmes një lidhjeje tërthore dhe u evakuuan prej andej në drejtim të Luganos, shkruan srf.ch.
Tubi lindor i tunelit Gotthard, ku ndodhi avaria, është duke u riparuar.
Kjo zgjati deri pak para orës 16:00, siç thotë Barbara Schaffner, deputete nacionale e GLP-së e cila kishte qëlluar rastësisht në trenin e dëmtuar, transmeton albinfo.ch. Ajo ka treguar për SRF-në në telefon se si shkoi evakuimi: “Gjithçka shkoi mirë, disa njerëz e panë atë si një aventurë”.
Megjithatë, në disa njoftime të mëparshme, dëshmitarë të ndryshëm kishin deklaruar se kishte pasur frikë dhe vështirësi në mesin e udhëtarëve. Kjo, sidomos për faktin se ndër të bllokuaroit kishte fëmijë dhe pleq ndërsa ndërprerja e rrymës dhe e klimatizimit e kishte bërë gjendjen edhe më të rëndë.
Qarkullimi hekurudhor në aksin veri-jug është bllokuar për disa orë nga ora 13:00. Sipas SBB-së, tubi lindor tani është duke u riparuar, por sa kohë do të zgjasë kjo nuk dihet aktualisht. Sipas SBB-së, qarkullimi përmes tunelit fillimisht është një binarësh. Kjo po rezulton në vonesa prej rreth dhjetë minutash, përcjell albinfo.ch. Vetëm disa trena u devijuan në hekurudhën që shkon jashtë tunelit..
Nuk është hera e parë që një tren ngec në tunelin e bazës Gotthard. Më 27 qershor 2021, kishte ngecur po ashtu një Eurocity me 600 njerëz.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












