Lajme
Mërgimtari 20-vjeçar shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik
Policia italiane raporton për një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Përplasja ndodhi në orën 08:50 në rrugën provinciale midis Terno d’Isola dhe Carvico, pranë parkut Camandellino, mes një makine dhe një motoçiklete. Viktima është 20-vjeçari Kevin Mustafa, një ish-teknik shqiptar në Brembo.
Sipas gjetjeve të para, motoçiklisti u përplas me një makinë që ishte duke ecur në drejtim të kundërt. Përplasja e rëndë bëri që të thyhej helmeta.
I riu ndërroi jetë pak minuta më vonë, pak para se të vinte urgjenca e dërguar në vendngjarje nga policia lokale e Ternos dhe karabinierët. Rruga provinciale në atë pikë mbeti e bllokuar deri pas mesditës, me radhë të gjata edhe në rrugën që të çon nga Presezzo në qytet.
“Djali ra shumë keq, iu thye helmeta”, tha shoferi i një kamioni, i cili ishte dëshmitar i aksidentit.
“Unë zbrita menjëherë për ta ndihmuar atë dhe pesë-gjashtë persona të tjerë gjithashtu. Nuk e prekëm, sepse qafa e tij ishte në një pozitë të keqe dhe kishim frikë se mos i përkeqësonim gjërat, por telefonuam 118. Ai po merrte ende frymë, edhe pse me shumë gulçim”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër










