Lajme
Biden flet për ‘shtetin më të rrezikshëm në botë’
Në mes të debatit për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar se Pakistani mund të jetë “një nga vendet më të rrezikshme në botë” sepse “ka armë bërthamore pa kohezion”.
“Ai që unë mendoj se është ndoshta një nga kombet më të rrezikshme në botë: Pakistani. Ka armë bërthamore pa asnjë kohezion”, tha Presidenti amerikan të enjten e kaluar gjatë një eventi të Komitetit të Fushatës Demokratike, transkripti i të cilit tani është publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Biden i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi, në të cilin presidenti iu referua ndryshimit të situatës gjeopolitike në mbarë botën, e ndikuar kryesisht nga pushtimi rus i Ukrainës, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Në përgjigje të kësaj deklarate, autoritetet pakistaneze kanë vendosur të thërrasin ambasadorin amerikan në Islamabad, Donald Blome. “E diskutova me kryeministrin dhe ne thirrëm ambasadorin e Shteteve të Bashkuara për një takim zyrtar”, konfirmoi ministri i Jashtëm i Pakistanit, Bilawal Bhutto Zardari, në një konferencë për shtyp.
Nga ana tjetër, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka hedhur poshtë “komentet e bëra nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të cilat faktikisht janë të pasakta dhe mashtruese”.
“Gjatë dekadave të fundit, Pakistani ka dëshmuar se është një shtet bërthamor shumë i përgjegjshëm, në të cilin programi i tij bërthamor menaxhohet përmes një sistemi komandimi dhe kontrolli teknikisht të shëndoshë dhe të pagabueshëm”, theksoi Presidenti. Më tej, Sharif vijoi reagimin në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter: “Më lejoni të ritheksoj pa mëdyshje: Pakistani është një shtet i përgjegjshëm bërthamor dhe ne jemi krenarë që asetet tona bërthamore kanë garancitë më të mira sipas kërkesave të ndërkombëtarëve. Ne i marrim këto masa sigurie me seriozitetin më të madh. Askush të mos ketë dyshime”.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











