Lajme
11 shqiptarë që mbërritën me gomone në Britani, u kthyen
Anglia merr vendimin ekstrem për shqiptarët
Mësohet se Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar “Home Office” ka nisur të aplikojë një qasje të re ndaj emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë me gomone në këtë shtet, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se 11 shqiptarë, të cilët mbërritën me gomone javën e shkuar, pasi i janë marrë shenjat e gishtave, janë dërguar menjëherë në aeroportin Stansted e janë deportuar drejt Tiranës.
Aventura e tyre e mundimshme për të shkuar me gomone ka zgjatur më pak se 24 orë. Pa mbushur 24 orë nga mbërritja, ata janë dëbuar në mënyrë të rrufeshme.
Në të shkuarën, mbi 8.000 shqiptarë që kanë mbërritur me gomone në periudhën qershor-shtator 2022, u është dhënë e drejta e azil kërkimit.
Pas mbajtjes në qendra ndalimi, shqiptarët çoheshin në hotele ose të afërmit hynin garant për të qenë të lirë, me kusht nën rregullat e ligjit të azilantëve.
Por javën e shkuar dëbimi i 11 shqiptarëve është një ndryshim rrënjësor i politikave të azilit ndaj shqiptarëve.
Mësohet se 11 të dëbuarit, mes tyre edhe një vajzë, kishin mbërritur në portin Manston në Ramsgate, ku është ngritur një qendër përpunimi e emigrantëve që merren nga deti prej anijes angleze të rojës bregdetare.
Atyre nuk iu dha asnjë mundësi komunikimi me të afërmit apo avokat për të nisur procedurat e azilit. Ishte ish-ministrja e Brendshme, Priti Patel, ajo që njoftoi pak javë më parë dëbimin e përshpejtuar të shqiptarëve që mbërrinin me gomone.
Por Home Office pas një procesi gjyqësor të humbur deklaroi se hoqi dorë nga ky lloj dëbimi. Megjithatë të 11 të dëbuarit e javës së shkuar, shihen si një test në zbatimin e kësaj politike të re pasi sipas ligjeve angleze çdo person që mbërrin në Angli, ka të drejtën e azil kërkimit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













