Lajme
Franca do t’u japë përparësi familjeve me të ardhura të ulëta në shpërndarjen e subvencioneve
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka publikuar subvencione shtesë për veturat elektrike. Skema e rishikuar do të fokusohet në familjet me të ardhura të ulëta dhe do t’u ofrojë stimuj më të lartë për të ndihmuar me kalimin në transportin e elektrifikuar.
Deri tani, Franca kishte dhënë subvencione me vlerë prej 6 mijë eurove për veturat elektrike, por që skema e rishikuar po merr një qasje me nivele.
Familjet me të ardhura të ulëta do të kualifikohen për subvencion me vlerë prej 7 mijë eurosh, ndërsa të gjitha shtresat e tjera do të marrin mbështetje me vlerë prej 5 mijë eurove, raporton Arena EV, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria franceze shpreson se kjo do t’i ndihmojë ata me ngritjet e çmimeve të veturave elektrike – me Dacia Spring, model ky çmimi i të cilit këtë vit ka pësuar 11 për qind ngritje.
Ekziston një skemë e re e “qirasë sociale” në dispozicion për familjet me të ardhura të ulëta, ajo ofron qira fikse me 100 € në muaj për një gamë të gjerë makinash elektrike.
Kjo skemë për fat të keq nuk është ende në dispozicion, pasi do të futet në fazë veprimi nga gjysma e dytë e 2023-ës. Subvencionet janë vetëm një pjesë e vogël e një plani të madh të prezantuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Renault Group dhe Stellantis bënë publike planet e tyre rreth ngritjes së shifrave të prodhimit dhe montimit të veturave elektrike në Francë. Momentalisht, vetëm një numër i vogël i veturave elektrike ose prodhohet ose montohet në vend, teksa shumica e veturave vijnë nga jashtë Francës.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri











