Lajme
Vendet e BE-së që kanë vendosur kufizime për shtetasit rusë
Pas shumë debateve dhe thirrjeve për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në territorin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të zonës Shengen, shtetet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – së bashku me Poloninë, u bënë ndër shtetet e para të BE-së që vendosën një ndalim të tillë më 19 shtator.
Menjëherë pas shteteve baltike dhe Polonisë, duke ndier presionin e një fluksi turistësh rusë, edhe Finlanda vendoi masa në kufi, shkruan ShengenNews.viza, përcjell tutje albinfo.ch.
“Me vendimin parimor të qeverisë më 29 shtator 2022, Finlanda do të kufizojë ashpër udhëtimin e rusëve në Finlandë për qëllime turistike. Kufizimet e hyrjes hyjnë në fuqi më 30 shtator 2022, ora 00:00 dhe janë të vlefshme deri në një njoftim të dytë”, njoftoi Ministria e Jashtme e Finlandës.
Më 25 shtator edhe Republika Çeke ndaloi plotësisht shtetasit rusë që kishin një vizë të vlefshme Shengen.
Ndërkohë Belgjika pezulloi dhënien e vizave turistike për shtetasit rusë që në fillim të korrikut të këtij viti. Vendi tani lëshon viza vetëm për studentët, studiuesit dhe për ata që kanë familjarët në këtë shtet.
Përpara Belgjikës, në maj, Danimarka gjithashtu ndaloi pranimin e aplikimeve për viza afatshkurtër dhe afatgjatë në Rusi. Vendi tani lëshon vetëm viza për vizita zyrtare.
Në mënyrë të ngjashme, Sllovakia gjithashtu nuk pranon aplikime për viza turistike në Rusi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë Studimi analizoi 100 qytete në mbarë botën për të gjetur se ku njerëzit kanë mundësitë më... -
Ministri zviceran i mbrojtjes: Vazhdimi i misionit në Kosovë, i domosdoshëm -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
Zvicra vendos aeroplanë më të mëdhenj për të tejkaluar grevën në Lufthansa -
Anketa: Zvicra kundër shkurtimeve të mëtejshme fondeve të ndihmës për zhvillim












