Lajme
Europol: Europa e përfshirë nga ‘vala e kokainës’
Evropa është e përfshirë nga një “valë kokaine”, sipas Europol.
Agjencia e zbatimit të ligjit pranon se problemi më i madh është trafikimi i kokainës nga grupet kriminale të organizuara.
Të premten ministrat e Drejtësisë nga gjashtë vende të Evropës Perëndimore u takuan në Amsterdam dhe u zotuan t’i bëjnë pikat e hyrjes si portet më të sigurta, pas problemeve të trafikut të drogës.
“Për katër vjetët e fundit, ne kemi parë konfiskime rekord në Evropën Perëndimore çdo vit radhazi, me të paktën më shumë se 240 tonë kokainë të kapur në vitin 2021, të paktën, ndoshta edhe më shumë”, shpjegoi Jan Op Gen Oorth, shefi i komunikimit i Europol.
Zyrtarët e sigurisë kanë rënë dakord të forcojnë lidhjet me partnerët latino-amerikanë, si Peruja dhe Kolumbia, ku OKB thotë se plantacionet e drogës janë rritur me të paktën 43% që nga viti 2020.
Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës dhe shumica e produktit përfundon në SHBA dhe Evropë.
Një raport i BE-së në maj fajësoi nivelet rekord të trafikut të drogës për shkaktimin e dhunës në gjithë kontinentin./Euronews
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











