Lajme
Emërtimi “Shipi” nuk është diskriminues për shqiptarët: Refuzohen ankesat kundër “Müslüm TV” dhe SRF
"Karakteri satirik i emisionit ishte “qartë i dallueshëm”. Duke marrë parasysh këtë, klipi “nuk ka përcjellë mesazh diskriminues, thotë organi kompetent i ankesave
Në një ankesë kundër transmetuesit publik të Zvicrës, SRF, është kritikuar përdorimi i fjalës “Shipi”, në kuadër të programit satirik “Müslüm TV”, transmeton albinfoch. Por, organi kompetent i ankesave nuk e vlerësoi këtë si diskriminuese.
Autoriteti i Pavarur i Ankesave për Radio dhe Televizion (UBI) ka hedhur poshtë njëzëri ankesën kundër televizionit zviceran SRF, u njoftua të enjten në mbrëmje, shkruan watson.ch. Bëhej fjalë për klipin “Die Shipis im Zoo” (Shqiptarët në Kopshtin Zoologjik) nga programi satirik “Müslüm TV”.
Komediani i njohur me prejardhje turke, Semih Yavsaner nga Berna qëndron prapa personazhit imagjinar Müslüm.
SRF Comedy pati publikuar videoklipin përkatës më 13 maj 2022 në Facebook. Bëhet fjalë për një videoklip që ishte transmetuar fillimisht në vitin 2016. Ankesa pretendonte se fjala “Shipi” ishte një term fyes dhe diskriminues për njerëzit me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të saj, UBI kishte lënë të hapur nëse është në të vërtetë kështu, sa i përket emërtimit në fjalë.
Nga ana tjetër, UBI thekson se karakteri satirik i emisionit ishte “qartë i dallueshëm”, përcjell albinfo.ch. Duke marrë parasysh këtë kontekst, ajo del në përfundimin se klipi “nuk ka përcjellë mesazh diskriminues dhe për rrjedhojë nuk ka pasur shkelje të ndalimit të diskriminimit”.
Në Zvicër, sidomos në mesin e të rinjve dhe në zhargon, shqiptarët i quajnë shpesh me emërtimin “llagapin” “shipi”. Ky emërtim, varësisht nga konteksti ku përdoret, ka të shumtën karakter pezhorativ.
E-Diaspora
-
Belgjikë
U qëllua për vdekje, humb jetën shqiptari pas të shtënave me armë zjarri në Belgjikë 45-vjeçari u qëllua për vdekje pas një debati me disa klientë në fshatin Larum të qytetit... -
Chair Airlines “ateron” në shinat e trameve të Cyrihut -
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale ndryshon rregullat për tatimin mbi fitimet nga pronat në Zvicër Gjykata Federale e Zvicrës vendosi se tatimi mbi fitimet nga shitja e pronave nuk mund të... -
Chair Airlines “ateron” në shinat e trameve të Cyrihut -
Valais ndan 10 milionë franga për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana dhe familjet e tyre -
Pesticide janë gjetur në 63% të ushqimit zviceran -
Këshilli i Kantonit të Lucernës liberalizon orarin e hapjes së dyqaneve













