Kriza në Ukrainë
Rusia, problem me rekrutët e rinj
Ushtria ruse ka mundësi që të përballet me vështirësi në trajnimin e rekrutëve të rinj, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes, në përditësimin e saj të fundit.
“Ka shumë mundësi që Rusia është duke pasur vështirësi në ofrimin e trajnimit për mobilizim”, ka shkruar Ministria britanike në Twitter.
Mobilizimi i pjesshëm ushtarak është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin në muajin shtator.
Në kuadër të këtij mobilizimi, autoritetet ruse u kanë dërguar 300.000 personave ftesë për t’iu bashkuar luftës së nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Tetë muajt e luftës në Ukrainë kanë rezultuar me shkatërrim të madh në pjesët lindore dhe jugore të shtetit
Inteligjenca britanike ka thënë se disa zyrtarë rusë me përvojë, dhe trajnim adekuat, mund të kenë luftuar dhe vdekur në Ukrainë.
“Forcat ruse janë duke kryer trajnime në Bjellorusi për shkak të mungesës së stafit trajnues, municionit dhe objekteve në Rusi”, ka thënë Ministria britanike, transmeton rel përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










