Kosova
Kosova lanson programin për diplomaci qytetare, diaspora pjesë e saj
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka lansuar sot programin “Diplomacia Qytetare”, pjesë e së cilës ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz, zëvendësministrja Liza Gashi, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, shoqërisë civile si dhe bursistët e këtij programi.
“Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të diplomacisë publike, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Programit për Diplomaci Qytetare fillon realizimin e aktiviteteve të koordinuara të diplomacisë qytetare, me qëllim të zbatimit të një politike gjithëpërfshirëse për të përfaqësuar vendin, historinë, vlerat dhe interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, u theksua në këtë ngjarje, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve e ka vlerësuar si hap shumë të rëndësishëm lansimin e këtij programi. Ai i ka falënderuar bursistët e përzgjedhur për vullnetin e tyre për të kontribuar në institucionet e vendit, përkatësisht në zhvillimin e diplomacisë shtetërore dhe theksoi që kontributi i mërgatës ka qenë pjesë kyçe në zhvillimin e Kosovës ndër vite, si në aspektin ekonomik, shoqëror e edhe atë politik.
“Diaspora ka qenë në rolin e diplomatëve më të mëdhenj, edhe pse në rolin e qytetarëve. Tani kemi qytetarë të rijnë të përzgjedhur nga shtete të ndryshme të botës të cilët do të kontribuojnë në institucionet tona dhe do të krijojnë lidhje të qëndrueshme me Kosovën”, tha kryeministri Kurti.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz tha se ky program është tentimi ynë i parë për të institucionalizuar diplomacinë qytetare, e cila po fillon me gjeneratën e parë të të rinjve nga diaspora të cilët me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre do t’i ofrojnë një shtytje krejtësisht tjetër diplomacisë publike dhe asaj qytetare në Republikën e Kosovës. Ministrja Gërvalla-Shwarz theksoi se kjo dhjetëshe do të jetë motivuese për shumë të rijnë të kualifikuar dhe profesionist që në të ardhmen të jenë pjesë e institucioneve të vendit, për të avancuar proceset e rëndësishme të shtet-ndërtimit.
Gjatë prezantimit të Programit për Diplomaci Qytetare, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se ky është programi i parë që ka për qëllim të krijoj mundësi për të rinjtë nga diaspora nga të cilët pritet angazhim dhe kontribut direkt, duke sjellë përvojën dhe praktikat më të mira të vendeve prej nga vijnë. Angazhimi i sa më shumë kapaciteteve profesionale nga vendi dhe diaspora vlerësohet si mundësi e mirë për krijimin e rrjeteve dhe lidhjeve të reja, përkatësisht me shtetet prej nga vijnë këta bursistë.
Në këtë ceremoni u bë edhe prezantimi i gjeneratës së parë të Programit për Diplomaci Qytetare, program i cili do të përfshijë një rrjet më të gjerë të të rinjve profesionist nga diaspora në institucionet e Republikës së Kosovës në vitet në vazhdim.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar


















