Ekspozita
Sonte, Valerijana Krasniqi hap ekspozitën e saj të radhës, në Montreux
Hapja zyrtare e ekspozitës bëhet më 9 nëntor 2022: E mërkurë, ora 17:30 - 22:30. Ekspozita është pjesë e Panairit të 18-të të Artit Bashkëkohor
Sonte në Montreux, Kantoni Vaud, artistja Valerijana Krasniqi hap ekspozitën e saj personale të radhës.
“Mirë se vini, për të gjithë artdashësit! Ftojini dhe miqtë tuaj në Mag Montreux ?”, u drejtohet artistja artdashësve në Montreux e më gjerë.
Hapja zyrtare e ekspozitës bëhet më 9 nëntor 2022: E mërkurë ora 17:30 – 22:30. Pra, në orën 17.30 hapja bëhet në prani të Philippe Geluck, pronarëve dhe artistëve të galerisë.
Ekspozita mbetet e hapur po ashtu më 10.11.2022-13.11.2022, e enjte dhe e diele.
Të shtunën, më 12 nënor, ajo është e hapur nga ora 10:00-21:00. Kjo është njëherësh Dita e Mysafirit të Nderit: Kinshasa la Belle
Më 13.11.2022, e diel, ora 10:00-19:00, ekspozita po ashtu mbetet e hapur për t’u vizituar.
Ekspozita bën pjesë në kuadrin e Panairit të 18-të të Artit Bashkëkohor që mbahet nga 9 deri më 13 nëntor 2022 në Montreux Music & Convention Center.
Rue de la Paix 4, 1820 Montreux
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Nëntor 2022
- Ora17:30
- LokacioniMontreux Music & Convention Center
- Data e përfundimit13 Nëntor 2022 - 19:00
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














