Kosova
BE-ja përforcon praninë e EULEX-it në Kosovë
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të martën në mbrëmje se një njësi karabinierësh italianë ka arritur ne Kosovë për të siguruar sundimin e ligjit në dritën e zhvillimeve të reja në veriun e Kosovës, pas tërheqjes së punonjësve serbë nga të gjitha institucionet vendase.
“Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, përmbush detyrën e tij për të garantuar qëndrueshmëri. Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesa e Karabinierëve, zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë të mbështesë një mjedis të sigurt”, shkroi zoti Borrell në Twitter.
Karabinierët do t’i bashkohen Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, që kanë shtuar patrullimet në veri, ku nuk ka më pjesëtarë të policisë nga radhët e komunitetit serb, pas vendimit të Listës Serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës për t’u tërhequr nga institucionet e vendit, pas mospajtimeve rreth një vendimi të qeverisë qendrore në Prishtinë për t’i dhënë fund përdorimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia.
Misioni i EULEX-it tha të hënën se po vëzhgon nga afër të gjitha zhvillimet që mund të kenë ndikim mbi sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve, ndërsa mohoi të ketë marrë përsipër përgjegjësi policore në veriun e Kosovës.
Beogradi akuzon Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa Prishtina akuzon Beogradin se po përdor serbët lokalë për të shmangur një marrëveshje normalizimi ndërmjet palëve./VOA
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut










