Lajme
E konfirmuar: Gjashtë të vdekur dhe 81 persona të lënduar në Stamboll
Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, ka deklaruar se 81 persona janë lënduar nga shpërthimi që ndodhi të dielën në sheshin Taksim të Stambollit, derisa më herët u raportua se gjashtë persona humbën jetën.
Sipas tij, dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raportojnë mediet turke.
Oktay thotë se incidenti po konsiderohet si një akt terrorist që ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të bombës nga një sulmues, e që sulmuesi konsiderohet të jetë një grua.
“Ne e konsiderojmë si një akt terrorist, që ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të bombës nga një sulmues, të cilin e konsiderojmë se ka qenë një grua. Kushdo që qëndron pas këtyre ngjarjeve, ata do të ndiqen deri në fund, edhe nëse shkojnë në skajin tjetër të botës, jo brenda kufijve”, thuhet në deklaratën e zëvendëspresidentit turk.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri













