Lajme
Turqia fajëson kurdët për sulmin e Stambollit
Në pranga 22 persona, përfshirë autoren
Autorësia e sulmit me bombë pranë sheshit Taksim në Stamboll është e militantëve kurdë, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, rreth ngjarjes të së dielës, ku gjashtë persona mbetën të vdekur dhe 81 të tjerë u plagosën, pas një shpërthimi masiv të ndodhur në rrugën e njohur Taksim Istiklal, e cila është zonë e populluar turistike gjatë gjithë vitit.
Sipas zyrtarit të lartë turk, sulmi është urdhëruar nga një bazë kurde në qytetin Kobani, i cili gjendet në kufirin verior me Sirinë.
Ankaraja zyrtare, më parë, ka ndërmarrë operacione të ndryshme kundër militantëve kurdë sirianë, në këtë zonë.
Ndërsa, mbi ngjarjen, 22 persona janë arrestuar, përfshirë edhe një grua, e cila mendohet se është autorja faktike e ngjarjes, pasi ka lënë një çantë në vendin ku shpërthimi ndodhi.
“Personi që e kreu sulmin dhe la bombën në vendngjarje, mendohet se ka kaluar përmes Afrinit, një rajon tjetër verior në Siri”, shpjegoi Soylu.
Ndërkohë, mbi situatën me të plagosurit, 50 syresh janë larguar nga spitali me lëndime të lehta, ndërsa 31 të tjerë po vijojnë të marrin mbikëqyrjen e nevojshme mjekësore.
Kjo nuk ka qenë hera e parë që Stambolli bie pre e sulmeve kurde, kur në vitin 2016, një sulm i ngjashëm la të vrarë 38 persona dhe plagosi 155 të tjerë, pas një goditjeje të koordinuar me dy bomba.
Çfarë ndodhi?
Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 81 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim masiv i ndodhur në Stamboll pasditen e 13 nëntorit, ku veprimet e para hetimore janë të orientuara drejt një sulmi me prapavijë terroriste.
Shifrat i ka bërë me dije fillimisht guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaja, i cili ka shpjeguar shkurtimisht edhe situatën aktuale, në rrugën Istaklal, ku shpërthimi ndodhi, duke thënë se katër persona kishin humbur jetën.
“Të plagosurit por trajtohen momentalisht dhe hetimet po kryhen. Ndërsa, i lutemi publikut të tregojë durim, për të marrë përditësimet e fundit zyrtare mbi ngjarjen”, shkroi ai në median e tij sociale Twitter.
Më pas, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e dënoi sulmin dhe bëri me dije se numri i viktimave kishte shkuar në gjashtë.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:20 të pasdites, në distriktin e Beyoglu. Një zonë kjo tepër turistike dhe me shumë lëvizje përgjatë gjithë orëve të ditës.
Fillimisht, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në një prej rrugëve, përkatësisht atë Taksim Istiklal dhe një kaos i menjëhershëm u zhvillua në zonë, për shkak të panikut të qytetarëve.
Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe aty u përballën edhe me tragjedinë.
Mediave, sipas raportimeve lokale, iu ndalua të afrohen në zonën e goditur dhe përditësimet me lajme janë bërë vetëm në rrugë zyrtare.
Vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një konference për shtyp përpara fluturimit të tij për në Bali, ku do të jetë pjesë e samitit të vendeve të G20, tha se “aroma e terrorizmit po ndihej në ajër”.
“Kushdo që mendon se do ta kapë Turqinë me vepra terroriste, e ka përpjekje të dështuar”, tha ai. “As sot, as nesër, Turqia nuk do të ndalet përballë këtyre sulmeve, ashtu sikundër në të shkuarën nuk është ndalur”.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











