Kosova
Zëdhënësi i BE-së: Jemi të gatshëm t’i presim Kurtin e Vuçiqin në Bruksel
Bashkimi Evropian ka ripërsëritur sërish që Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje për situatën aktuale.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se situata aktuale në veri të Kosovës është më e rënda që nga viti 2013, derisa ka shtuar se janë të gatshëm të presin në një takim në Bruksel, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.
“Mendoj se BE-ja dje ka qenë shumë e qartë pas takimit të Këshillit të Ministrave, ne presim të ketë progres në dialog dhe de-përshkëllzim të situatës… Ne jemi të gatshëm t;i mirëpresim të dy, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel për një takim të nivelit të lartë sa më shpejtë që ata do të jenë të gatshëm të tregojnë një sjellje evropiane në gjetjen e një zgjidhje evropiane për problemet mes tyre”, tha Stano.
Ai shtoi se nuk duhet të jetë BE-ja më e interesuar për të gjetur zgjidhje për situatën aktuale, por duhet të jenë palët përgjegjëse.
“Ne po përpiqemi të ju ndihmojmë atyre që të gjejnë një zgjidhje dhe nuk duhet të jetë BE-ja më e interesuara për të gjetur zgjidhje, por të dyja palët e përfshira kanë përgjegjësi që të gjejnë zgjidhje për situatën aktuale”, tha Stano.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri














