Lajme
Mësohet shpërblimi financiar për fituesin e Botërorit “Katar 2022”
Sot, Federata Botërore e Futbollit, FIFA, ka ndarë një shumë prej 425 milionë eurosh për fondin e shpërblimeve në Kampionatit Botëror, “Katar 2022”. Sipas mediave botërore, kjo është një rritje prej rreth 40 milionë euro krahasuar me Botërorin në Rusi (2018), derisa fondi i çmimeve në Botërorin e Brazilit (2014) ishte pak më shumë se 345 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Në prill të këtij viti u konfirmua se kampioni i ri i botës do të arkëtojë një shumë rekorde prej 42 milionë eurosh, që është një rritje prej më shumë se tre milionë krahasuar me vitin 2018. Para vitit 2006 thuhet se kampioni i botës nuk ka arkëtuar kurrë më shumë se nëntë milionë euro, ndërsa Italia fitoi pak më shumë se dy milionë euro për fitimin e Kupës së Botës në vitin 1982, që është ndoshta treguesi më i mirë se sa faktori i rëndësishëm janë bërë paratë në futboll, si industri sportive.
Edhe pse çdo ekip duhet të paguajë rreth një milion e gjysmë euro si tarifë regjistrimi për të marrë pjesë në Botërorin e Katarit, të gjitha përfaqësueset do të kthehen nga ky vend dukshëm më të pasur.
Për pjesëmarrje në fazën e grupeve, FIFA ka siguruar shpërblim prej 8.7 milionë eurosh për secilën përfaqësuese, ndërsa për kualifikim në 1/8 e finales skuadrat do të kenë përfitime prej 12.5 milionë eurosh.
Për arritje në çerekfinale është i garantuar një çmim në të holla prej gati 16.5 milionë euro, ndërsa vendi i katërt do të shpërblehet me 24 milionë euro.
Për vendin e tretë është i garantuar një çmim prej 26 milionë eurosh, nënkampioni do të arkëtojë 30 milionë euro, kurse kampioni i botës gjithsej 42 milionë euro.
FIFA gjithashtu do të sigurojë më shumë se 200 milionë euro si kompensim për klubet, lojtarët e të cilëve do të luajnë në Kampionatin Botëror.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana Këshilli Federal i Zvicrës synon të ofrojë ndihmë të shpejtë për viktimat e tragjedisë së Crans-Montana-s.... -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim -
Trump kritikon sërish Zvicrën














