Maqedonia
Maqedonia e Veriut i jep shtetësinë një oligarku të korruptuar ukrainas, nxiten reagime
Dhënia e shtetësisë maqedonase një oligarku ukrainas me emrin Oleksandr Onyshenko, pjesë e listët së zezë të SHBA-së dhe i përfshirë në afera korrupsioni në Ukrainë, po shkakton debat të madh në Maqedoninë e Veriut.
Popullata, opozita, mediat por kërkojnë përgjigje se si një person me një dosje të tillë ka arritur të kalojë filtrat e sigurisë kombëtare të vendit që janë parakusht për dhënien e shtetësisë.
“Kryetari i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Viktor Dimovski deri tani ka zgjedhur të heshtë. Ai është ftuar të premten në seancën e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për të raportuar se mbi çfarë baze ka dhënë mendim pozitiv për Onyshenkon”- thotë Ferikan Iljazi Arifi.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nënshkrimi i të cilit qëndron në vendimin për dhënien e shtetësisë, tha të dielën se Qeveria maqedonase do të kërkojë nga institucionet llogari ditëve në vazhdim.
Eksperti i sigurisë Bashkim Selmani frikësohet se ky rast është dëshmi për elementë pro ruse brenda institucioneve të Maqedonisë së Veriut.
“Kjo rast hedh dilema për ndikime ruse në Maqedoninë e Veriut. Dhënia e shtetësisë oligarkut, pa një hulumtim paraprak mbi të kaluarën e tij të dyshuar, konfirmon mundësinë që brenda institucioneve të Maqedonisë së Veriut mund të ketë elementë por ruse që cenon imazhin e saj dhe ndikon në humbjen e besueshmërisë nga aleatët e saj”- shprehet Bashkim Selmani, ekspert sigurie.
Sipas të dhënave që Euronews Albania i siguroi nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga viti 2005 kur është sjellë dekreti i posaçëm për dhënien e shtetësisë personave me interes ekonomik, kulturor, apo sportiv e shkencor, shtetësi të Maqedonisë së Veriut kanë marrë 279 persona. Ndërsa në mënyrë shtesë, këtë vit katër persona kanë marrë shtetësi për kontribut të veçantë në sport, kulturë, shkencë.
Së fundmi opozita maqedonase VMRO DPMNE denoncoi për dy shtetësi që u janë dhënë narko-mafiozëve Sedat Peker dhe Jovan Vukotiç të cilët kishin shfrytëzuar pasaportat maqedonase për të lëvizur nga shteti në shtet, për të kryer aktivitete kriminale. Kjo ngriti dyshime nëse pasaportat maqedonase po shiten për shuma të majme për kriminelë që ikin drejtësisë se shteteve të ndryshme.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












