Lajme
Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 55-vjeçar nga Kosova
Në Friedrichsfelde të Berlinit të Gjermanisë,
Në Friedrichsfelde, lokacion i vendosur në periferinë lindore të Berlinit të Gjermanisë, një i panjohur ka qëlluar me armë në drejtim të një veture Audi, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave gjermane, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth orës 13:30 të së mërkurës pasdite.
Aty, siç bëhet e ditur më tej, në rrugën Dolgenseestrasse janë dëgjuar disa të shtëna nga ku një i panjohur hapi zjarr ndaj një veture Audi.
Burri ka qëlluar disa herë në drejtim të automjetit, duke qëlluar shoferin 55-vjeçar.
Sipas informacioneve të mediave gjermane, ai ka marrë një plumb në shpatull.
Shoferi i plagosur rëndë u trajtua nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital.
Po sipas policisë, i plagosuri është shqiptar nga Kosova.
Siç raportohet më tej, në automjet nuk kishte persona të tjerë, ndërkohë që autori ka mundur të largohet në drejtim të panjohur.
Për shkak të dyshimit për një “tentimvrasje”, hetimin e mori një komision i vrasjeve dhe sipas policisë, nuk ka prova për ndonjë konflikt të “klaneve kriminale”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër












