Lajme
Nis gjykimi i shqiptarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Gjermani
Gjatë vitit 2019 një shtetas shqiptarë kishte plagosur një të ri 20-vjeçar. Pas aktit, ai ka ikur drejt Spanjës dhe më pas është kapur dhe arrestuar në shtetin gjerman, njofton albinfo.ch.
Gjykimi i 28-vjeçarit tashmë ka nisur, ai tani duhet të përgjigjet në Gjykatën Rajonale të Braunschweigut për vrasjen e një 20-vjeçari. Prokurorët e akuzojnë atë se ka qëlluar një të ri në gusht 2019.
Sipas aktakuzës, i akuzuari ka hyrë në një apartament në lagjen Vorsfelde të Wolfsburgut rreth tre vjet më parë. Ai ka qëlluar menjëherë në tokë me një armë zjarri gjysmë automatike për të frikësuar banorët. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur në këmbë. Viktima i është kundërpërgjigjur dhe për pak kohë e mbajti armën e sulmuesit. Një tjetër e shtënë e goditi në kofshë, duke lënë të plagosur rëndë.
Mediat gjermane shkruajnë se shtetasi shqiptar nuk i ka komentuar akuzat në ditën e parë të seancës. Rasti është trajtuar edhe në programin e ZDF. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër











