Kosova
Vuçiq nuk është optimist se të hënën arrihet marrëveshje
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq konfirmoi takimin me Kurtin nesër në orën 8 në Bruksel në një intervistë për TV Prva.
Ai tha se nuk ishte optimist për takimin dhe jo sepse nuk mund t’i japin zgjidhje problemit, por sepse nuk do i jepte kurrë arsye të mjaftueshme Kosovës për të fajësuar Serbinë nëse s’merr pjesë në diçka.
“Unë nuk jam optimist, jo sepse mendoj se mund të krijojmë dhe të bëjmë diçka, por sepse nuk do t’u jepja atyre arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë për mospjesëmarrjen në diçka. Ne thamë gjithçka qartë,” – deklaroi Vuçiq.
Presidenti serb thekson se nuk ka dyshim se situata është më e vështirë se në 10 vitet e fundit dhe se e gjithë situata u komplikua edhe më shumë në Samitin e Berlinit, shkruan Euronews Serbia.
Në momentin kur u bë e qartë se Kurti nuk do ta përmbushte marrëveshjen e Brukselit, pati një tërheqje të serbëve nga institucionet, thotë Vuçiq.
Sipas tij e gjitha kjo është pjesë e aksionit të Prishtinës për dëbimin e serbëve nga veriu.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












