Lajme
Zvicër: Gratë viktima të dhunës “duhet të merren më seriozisht”
Policia, gjyqësori dhe shërbimet e mirëqenies sociale të Zvicrës duhet të forcojnë nivelet e besimit midis grave që janë viktima të dhunës.
Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, nisi një iniciativë mbarëkombëtare që bashkon aktorët kryesorë në nivel federal dhe kantonal.
Ajo vjen në sfondin e kritikave nga organet ndërkombëtare se Zvicra duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur gratë nga aktet e dhunës, transmeton albinfo.ch.
Javën e kaluar, një raport nga Këshilli i Evropës foli për një “vazhdimësi të stereotipeve gjinore brenda gjyqësorit që mund të çojë në gratë viktima të dhunës me bazë gjinore të ndjehen fajtore dhe që serioziteti i kësaj dhune të nënvlerësohet”, në Zvicër.
“Gratë viktima të dhunës nuk kanë qasje të barabartë në strehim dhe ndihmë cilësore në gjithë vendin”, shtoi raporti.
Kjo vjen pasi Kombet e Bashkuara kërkuan një harmonizim më të mirë të të drejtave të grave midis të gjitha kantoneve.
Thelbi i të dy raporteve është se ndërsa Zvicra po bën përparim në reformat ligjore dhe zbatimin e Konventës së Stambollit për dhunën ndaj grave, disa struktura dhe qëndrime të rrënjosura duhet të ndryshojnë.
Keller-Sutter është e vendosur t’u japë viktimave të dhunës besim më të madh për të paraqitur ankesat e tyre.
“Duhet të sigurohemi që viktimat të ndiejnë se po merren seriozisht”, tha ajo.
Nisma e fundit është të kombinohet me dialogun strategjik “Dhuna në familje” në pranverë dhe të koordinohet ngushtë me Planin Kombëtar të Veprimit për Zbatimin e Konventës së Stambollit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












