Lajme
Selia evropiane e Twitter-it mbyll dyert në Bruksel
Selia evropiane e Twitter në Bruksel ka mbyllur dyert. Të gjashtë punonjësit e ekipit kanë lënë detyrën pas një ultimatumi të dërguar me e-mail nga pronari i ri, Elon Musk, që planifikon të shkurtojë 7.500 vende pune.
Mbyllja e zyrës, që ka qenë një pikë e rëndësishme referimi për klasën politike të institucioneve evropiane, si dhe kursi që po ndjek Musk kanë shqetësuar tej mase Komisionin Evropian.
Lëvizja e miliarderit amerikan vjen pak ditë pasi zëvendëspresidentja e KE-së, Margareth Feshtager, vuri në dukje se modeli i ri i funksionimit të rrjetit social ishte i gabuar.
Gjithashtu, ajo vjen pak kohë pasi Brukseli i dërgoi zotit Musk mesazhin se platforma e mesazheve online në Evropë do të funksiononte sipas ligjeve të Bashkimit Evropian.
“Zogu është i lirë”, shkroi Musk pasi e bleu Twitter-in muajin e kaluar për 44 miliardë dollarë. Por, “në Evropë zogu do të fluturojë sipas ligjeve tona”, ishte përgjigjja e komisionerit për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.
Pas mbylljes së zyrës në kryeqytetin belg, shqetësim kanë shprehur edhe kompanitë e ndryshme, të cilat tashmë dyshojnë nëse rrjeti social është një vend i sigurt ku mund të reklamojnë produktet e tyre./Reuters
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët blejnë 1.7 milionë pemë Krishtlindjesh çdo vit Për shumë zviceranë, pema e Krishtlindjeve është pjesë e traditës së Krishtlindjeve. Sipas Shoqatës së Pronarëve... -
Rriten çmimet e birrës në Zvicër -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës










