Lajme
Gjermani: Dy të tretat e njerëzve po shpenzojnë më pak për shkak të inflacionit
Pothuajse dy të tretat e konsumatorëve në Gjermani po shpenzojnë më pak para për shkak të inflacionit rekord, njoftoi Shoqata e Zyrave Gjermane të Mbrojtjes së Konsumatorit (VZBV), shkruajnë mediat gjermane
“Pothuajse dy të tretat e të anketuarve shpenzojnë më pak para për shkak të inflacionit dhe 20 për qind e tjerë besojnë se do t’u duhet të ulin shpenzimet në të ardhmen”, njoftoi presidentja e VZBV, Ramona Pop.
Shumica më e madhe, 61 për qind e tyre, kursejnë kur blejnë sende ushqimore dhe 56 për qind kursejnë kur blejnë rroba dhe këpucë. Për shkak të rritjes së çmimeve me pakicë, një e treta e të anketuarve përdorin më pak veturën e tyre. Një e treta e të anketuarve kanë deklaruar se po fluturojnë më pak për shkak të rritjes së çmimeve.
Inflacioni në muajin tetor ishte 10.4 për qind dhe inflacioni rekord është ndikuar më së shumti nga rritja e çmimeve të energjisë. Mesatarisht, çmimet ditore të ushqimeve u rritën me 20.3 për qind. Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, më së shumti u rritën vaji i ushqimit (49,7 për qind), produktet e qumështit dhe vezët (28,9 për qind), buka dhe drithërat (19,8 për qind).
Gjithashtu u tregua se 75 për qind e të anketuarve janë gati të veshin rrobat e tyre ekzistuese për më gjatë në vend që të blejnë të reja. 45 për qind e tyre thanë se do të hiqnin dorë nga blerja e pajisjeve të reja elektronike nëse të vjetrat mund të riparoheshin.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













