Lajme
Shaip Kamberi mban ligjëratë në ETH Zürich
Në ETH Zürich u mbajt ligjërata “Shqiptarët në Luginën e Preshevës”
Të premten, më 25.11.2022, nga ora 19:30, në ETH Zürich, HG F5 (në ndërtesën kryesore) u mbajt një ligjëratë lidhur me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Presheves, shkruan albinfo.ch.
I ftuar special ishte edhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kjo mbledhje ëu organizua nga shoqata „Studenti“ në Cyrih, ku u trajtuan tema të ndryshme që i preokupojnë banorët shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe më gjerë.
Nën organizimin e Shoqatës “Studenti” në Zurich, pata nderin e veçantë, në prag të festave të Nëntorit, të mbajë një ligjeratë para studentëve shqiptarë në Universitetin e Zurichut, për zhvillimet politike në Luginën e Preshevës.
Interesimi i jashtëzakonshëm tregon edhe për fuqinë e madhe që po mer diaspora shqiptare në Zvicër, në veçanti studentët që arrijnë rezultate në universitetet më të mira.
E ardhmja i takon shqiptarëve, të pajisur me dije e angazhim akademik, për t’i dhënë drejtimin e duhur kombit tonë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












