Lajme
Adoleshenti me veshje të nazistëve hynë në një shkollë në Brazil, vret katër persona
Gjatë të shtënave në një shkollë në Brazil, ku një 16-vjeçar që barte simbole naziste, qëlloi për vdekje katër persona, tre në vendin e ngjarjes u shpallën të vdekur, kurse një profesoreshë ndërroi jetë rrugës për në spital.
Në qytetin Aracruz në shtetin Espirito Santo kanë bërë të ditur se nga 10 të plagosurit janë tre profesorë dhe një nxënës, raportojnë mediat ndërkombëtare.
“Për fat të keq, tragjedia në Aracruza akoma nuk ka përfunduar”, tha guvernatori Renato Casagrande.
“Me keqardhje konfirmojnë vdekjen edhe të një personi tjetër – atë të profesoreshës Flavia Amboss Mercon”, shtoi guvernatori, i cili shpalli tri ditë zie në Espirito Santo.
Sulmuesi është ish-nxënës që u arrestua dhe pritet të ulet në bankën e të akuzuarve për vrasje dhe tentimvrasje, ka njoftuar policia e shteti brazilian.
Dhuna nëpër shkollat braziliane ka shënuar rritje viteve të fundit, ku janë shënuar dhjetëra incidente që ka pasur të vdekur.
Mediat e atjeshme kanë publikuar pamjet, ku shihet sulmuesi me rroba të kamufluara dhe revole në dorë, futet brenda shkollës dhe fillon të shtjerë në drejtim të nxënësve dhe profesorëve.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri













