Qatar 2022
E para gjyqtare në një Botëror të futbollit për meshkuj
Gjyqtarja franceze Stéphanie Frappart do të jetë e para grua, që drejton një ndeshje meshkujsh në një Kampionat Botëror.
Stéphanie Frappart në Katar do të drejtojë ndeshjen Gjermani – Kosta Rikë, duke shkruar kështu histori futbolli.
Tri gra gjithsej do të jenë gjyqtare në ndeshjet e Botërorit 2022 në Katar. Krahas francezes Stéphanie Frappartnoch, do të drejtojnë ndeshje edhe Salima Mukansanga nga Ruanda dhe japonezja Yoshimi Yamashita. Sipas shefit të gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, ato mund të angazhohen në të gjitha ndeshjet – pavarësisht nga qendrimi i vendeve pjesëmarrëse ndaj gruas, si p.sh. Katari, Irani apo Arabia Saudite.
“Ato janë këtu, jo sepse janë gra, por sepse janë gjyqtare futbolli të FIFA-s”, përgjigjet Collina ndaj pyetjes, nëse gjyqtaret në ndeshje të caktuara ndoshta për arsye religjoze nuk do të angazhohen. Angazhimi i grave sipas shefit të gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, është “dëshmia, që vlerësohet cilësia dhe jo gjinia”.
“Ne nuk jemi më në qendër të vëmendjes”, tha Frappart përpara Kampionatit Botëror. “Por unë gjithmonë kam kërkuar që ne të na vlerësojnë për rendimentin dhe jo për gjininë”.
Gjyqtarja e futbollit, Stéphanie Frappart, në ndeshjen e Champions-League mes Real Madrid dhe Celtic Glasgoë me lojtarët Luka Modric dhe Joe Hart.
Gjysmën e jetës së saj Stéphanie Frappart e ka kaluar si gjytare në fushën e futbollit.
Frappart ka drejtuar që në moshën 19-vjeçare ndeshje meshkujsh dhe që nga viti 2011 ajo angazhohet në ndeshje ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












