Futboll
Mediumi anglez: Behgjet Pacolli dëshiron ta blejë Manchester Unitedin
The Telegraph: Pacolli ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester Unitedin
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester Unitedin nga Glazer, përcjell albinfo.ch.
Pacolli, një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, është aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile, “Mabetex Group”.
Pacolli, që njihet edhe si një tifoz i futbollit, së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në “Emirates Stadium”, kur “Topçinjtë” mposhtën Leicester Cityn në gusht.
“Football Transfers” ka shkruar se Pacolli është pyetur nga gazetarët këtë të mërkurë nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, derisa Pacolli u përgjigj “në rregull”.
Familja Glazer e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Manchester Unitedin pas gati 18 vjetësh pronësi.
Sipas “The Telegraph”, Glazers po kërkojnë një çmim se më të madh se 5.8 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











