Shqipëria
Evropa po ‘vuan’ për punëtorë
Shtetet evropiane po vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore dhe kjo mund të nxisë edhe më tej emigrimin në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri. Paralajmërimi vjen nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në një raport mbi ndikimin e plakjes së popullsisë te tregu i punës.
“Në fakt, është patjetër kambanë alarmi. Ka rreth dy vjet që gjendja është alarmante dhe do të bëhet edhe më keq në vijim”, thotë për a2 eksperti i tregut të punës, Emin Shini.
“Unë mendoj se sot më shumë se kurrë po përballemi me një realitet, ku nuk është më punëdhënësi që përcakton rregullat e lojës. Është punëmarrësi, për shkak se e kanë tepër të lehtë për t’u larguar në Perëndim”, shprehet eksperti tjetër Fatjon Dragoshi.
Po pse Shqipëria është më e rrezikuara nga braktisa e qytetarëve të vet?
“Për shkak të pozicionit gjeografik, moshës relativisht të re dhe, mbi të gjitha, dëshirës për t’u larguar nga vendi”, thotë Shini.
Ekspertët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe sipërmarrjeve për ta bërë më tërheqëse punën, pasi në të kundërt efektet e largimeve do të jenë të rënda.
Sipërmarrja në vend prej kohës ka ngritur alarmin për fuqi punëtore. Në kushtet e thellimit të emigracionit, bizneset mund të përballen deri në pamundësi për të ushtruar aktivitetin.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C










