Lajme
Xherdani i rekordeve, pason Messin dhe Ronaldon
Statistikat e veçanta të yllit shqiptar në Kupën e Botës
Xherdan Shaqiri ishte një ndër lojtarët vendimtarë gjatë ndeshjes së djeshme mes Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës, përcjell albinfo.ch.
Ylli nga Kosova ishte vendimtar në fitoren me rezultat 3-2, duke realizuar golin e parë në këtë sfidë.
Shaqiri e zhvilloi ndeshjen e 111 me fanellën e helvetikëve dhe gjeti golin, duke u bërë i tretë që shënon në tri Kampionatet e fundit Botërore, pas Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.
Por Shaqiri bëhet futbollisti i vetëm aktual te Zvicra që shënon gol në pesë gara radhazi mes Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian. Në Kampionatin Botëror të vitit 2014, Shaqiri realizoi tri gola në sfidën ndaj Hondurasit në fitoren 0-3 të Zvicrës.
Në Kampionatin Botëror të vitit 2016, Shaqiri e mbylli me një gol të jashtëzakonshëm ndaj Polonisë në 1/8 e finales, gol që u shënua nga një distancë.
Në vitin 2018 kur mbahej Kupa e Botës në Rusi, Xherdani realizoi gol pikërisht ndaj serbëve në fazën e grupeve.
Në evropianin ‘Euro 2020’ që u mbajt vitin e kaluar, Shaqiri realizoi tri gola, dy ndaj Turqisë në fazën e grupeve dhe një tjetër ndaj Spanjës në çerekfinale.
Ndërkohë për të kompletuar turneun e pestë radhazi të madh, Xherdani shënoi mbrëmë ndaj Serbisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
31-vjeçari në 111 ndeshje me fanellën e Përfaqësueses A të Zvicrës ka shënuar 27 gola dhe ka 31 asistime.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës













