Lajme
Policia angleze, e shokuar me deklaratën e shqiptarit
Shtetasi shqiptar: "Më mirë në burg se në Shqipëri"
“Më mirë në burg se në Shqipëri”. Kjo është deklarata e një shqiptari të arrestuar në Britani për kultivim të bimëve narkotike, përcjell albinfo.ch.
Runi Firaku u arrestua në gusht të këtij viti bashkë me tre bashkatdhetarë, pasi u kapën duke u kujdesur për bimët e kanabisit në një shtëpi bari në një pallat të braktisur në Strood të Kentit në Mbretërinë e Bashkuar.
Të arrestuarit e tjerë janë Drilon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burgim.
The Telegraph shkruan se njëri nga të arrestuarit tha në sallën e gjyqit: “Burgu është më mirë se Shqipëria”.
Megjithatë, katër shqiptarët mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani, në pjesën e pasme të një furgoni. Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’ua shlyer borxhin trafikantëve.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












