Lajme
Gjermani: Azilanti vret një nxënëse dhe plagos një tjetër
Raportohet se një vajzë 14-vjeçare ka vdekur dhe një tjetër, 13-vjeçare, është plagosur rëndë pasi u sulmuan nga një burrë me thikë teksa po shkonin për në shkollë në Gjermaninë jugore, përcjell albinfo.ch.
Policia thotë se i dyshuari doli nga një strehë refugjatësh në fshatin Illerkirchberg të hënën në mëngjes dhe sulmoi nxënësit.
Vajza më e madhe vdiq më vonë në spital. Policia gjermane ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili sipas saj është një azilkërkues nga Eritreja.
Oficerët kontrolluan një ndërtesë aty pranë dhe e gjetën atë me një thikë që ata dyshojnë se ishte përdorur në sulm. Gjithashtu u arrestuan edhe dy persona të tjerë.
I dyshuari ndodhet nën roje policore në spital, ku po trajtohet për një lëndim të paspecifikuar.
Në një deklaratë, policia i kërkoi publikut të mos e përdorë incidentin për të ngjallur dyshime ndaj të huajve ose azilkërkuesve.
“Gjithçka që lidhet me këtë është plotësisht e paqartë deri më tani”, u tha gazetarëve zëdhënësi i policisë, Wolfgang Juergens.
Vajza 13-vjeçare është duke u rikuperuar nga plagët e marra, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediat lokale, shkruan BBC.
Kryebashkiaku Markus Haeussler tha se të gjithë në qytet ishin të tronditur.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha se “lajmi i tmerrshëm” e kishte tronditur atë.
“Unë vajtoj vajzën që u vra dhe sinqerisht shpresoj që vajza e plagosur të shërohet… Policia po heton me intensitet të gjitha sfondet”, shkroi ajo në Twitter.
E-Diaspora
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin Thun Bëhet e ditur se në sheshin kryesor të Thun ishte një organizim, ku shumë njerëz kalimtarë...
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
Jeta në Zvicër
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin Thun Bëhet e ditur se në sheshin kryesor të Thun ishte një organizim, ku shumë njerëz kalimtarë...
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023