Lajme
A është peshku vërtet një ushqim i shëndetshëm
Peshku konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme. Por, rritja e disponueshmërisë së alternativave me bazë bimore dhe shqetësimet rreth sigurisë së prodhimeve të detit, kanë bërë që disa shkencëtarë të pyesin nëse duhet vërtet të konsumojmë peshk. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e KB raporton se që nga viti 1974 rezervat e peshkut brenda niveleve të qëndrueshme biologjikisht kanë rënë nga 90% në nën 66% sot.
Grave shtatzëna ose atyre që ushqejnë fëmijët me gji u thuhet shpesh herë të kufizojnë konsumin e disa lloje peshqish për shkak të ndotësve të shumtë që ka në liqene, lumenj dhe dete.
Pra, ngrënia e peshkut ka më shumë përfitime shëndetësore apo rreziqe shëndetësore?
Në dekadat e fundit, një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me konsumimin e peshkut ka qenë niveli i lartë i ndotësve dhe metaleve që gjenden në habitatet ujore dhe si pasojë, edhe në ushqimin që peshqit konsumojnë.
Njëri prej këtyre ndotësve është bifenilet poliklor (PCB), i cili mund të gjendet në peshkun që konsumojmë. Megjithëse PCB u ndalua me ligj në vitet 1980, ky kimikat industrial u përdor në gjithë botën në sasi shumë të mëdha dhe ende ka ngelur në përbërjen e tokës dhe të ujit. Futja e tij në organizëm shoqërohet me një sërë efektesh negative për shëndetin, që nga dëmtimi i sistemit imunitar deri tek i trurit. Ndërsa PCB është i pranishëm në gjithçka, nga produktet e qumështit deri tek uji i pijshëm, peshqit kanë tendencën të kenë nivelet më të larta të pranisë së këtij kimikati.
Problemi i akumulimit të toksinave haset më shpesh në peshkun e egër. Peshqit e rezervuarëve janë më të sigurt se ata të egrit për shkak se përbërësit e marrë nga deti që përdoren për të ushqyer peshqit pastrohen dhe u hiqen toksinat.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












