Qatar 2022
Ndërron jetë gazetari amerikan gjatë ndeshjes Holandë-Argjentinë në Katar
Grant Wahl, një nga gazetarët më të njohur të futbollit amerikan për më shumë se 20 vjet dhe një shkrimtar i vjetër, humbi jetën të premten mbrëma teksa po raportonte për Kupën e Botës në Katar.
48-vjeçari ishte në ndeshjen çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës në Lusail, në veri të Dohas, kur pësoi atë që mjekët në vendngjarje e quajtën arrest kardiak.
Vdekja e tij u konfirmua nga Federata Amerikane e Futbollit, në një deklaratë në rrjetet sociale.
“E gjithë familja e Futbollit të SHBA-së është zemërthyer kur mësoi se ne kemi humbur Grant Wahl”, tha Federata.
“Këtu në Shtetet e Bashkuara, pasioni i Grant për futbollin dhe përkushtimi për të ngritur profilin e tij në peizazhin tonë sportiv luajti një rol të madh në nxitjen e interesit dhe respektit për lojën tonë të bukur”, u tha më tej në njoftim.
Wahl mbuloi Kupën e Botës 1994, e cila u mbajt në SHBA, menjëherë pas diplomimit në Princeton.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete Zvicra ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, duke mbajtur gjallë... -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore













