Lajme
Gjermani: Vritet një grua teksa një person mori pengje në tregun e Krishtlindjeve
Një sulmues i armatosur ka vrarë një grua në qytetin gjerman Dresden, para se të bastiste një qendër tregtare dhe të tentonte të merrte pengje, njoftojnë mediat vendase.
Dyqanet u mbyllën më pas për disa orë në tregun e Krishtlindjeve pas incidentit te pazakonte, ‘Striezelmarkt’ teksa policia nxiste njerëzit të shmangnin zonën.
E përditshmja vendase Bild, tha se “burri i armatosur vrau një grua”, bastisi një stacion lokal radio, dhe më pas u nis drejt qendrës tregtare ku “mori disa pengje”.
Nuk ka asnje informacion mbi motivet, identitetin apo perkatesine etnike te sulmuesit.
Kreu i stacioni të përfshirë në ngjarje ‘Radio Dresden’ Tino Utassy tha: “Për fat të gjithë punonjësit shpëtuan të palënduar.”
Më tej mediat thonin se sulmuesi ishte mbyllur brenda një farmacie në qendrën tregtare Altmarkt-Galerie.
Policia tha se negocjatorët e saj kishin folur në telefon me sulmuesin 40 vjeçar para se forcat speciale të bastisnin ndërtesën.
Dy pengje – një grua dhe një fëmijë – u liruan të palënduar, ndërsa i dyshuari ishte plagosur nga policia dhe më pas kishte vdekur, sipas informacionit të mediave gjermane.
“I dyshuari vdiq gjatë operacionit të lirimit të pengjeve në qendër të Dresden,” tha zëdhënësi Thomas Geithner.
“40-vjeçari pësoi plagë fatale gjatë sulmit për lirimin e pengjeve”, tha policia, pa qartësuar më shumë për mënyrën e vdekjes apo se ku dhe sa here ishte qëlluar nga efektivët.
Tregu Striezelmarkt konsiderohet nga më të vjetrit në Dresden e në Gjermani.
Tregu i rihap disa orë pas incidentit, kur policia tha se nuk kishte më “situatë të rrezikshme”.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe











