Lajme
Nuk ishte tym, por avull: Pasagjeri nga paniku hap derën e emergjencës
Kjo ka ndodhur para nisjes së avionit dhe "në asnjë moment nuk ka pasur rrezik as për 132 pasagjerët, as për ekuipazhin dhe as për avionin”, thonë në kompaninë ajrore
Sot në mëngjes, në një fluturim nga Cyrihu për në Prishtinë pasagjerët kanë parë një lloj tymi që kishte rënë papritur në aeroplan dhe ka shkaktuar panik, transmeton albinfo.ch. Por, në fakt bëhej fjalë për mjegull.
Aeroplani nga Cyrihu për në Prishtinë ishte pothuajse gati për t’u nisur kur papritur shpërtheu paniku në bord, thonë për 20minuten.ch dy pasagjerë që kishin ndodhur aty. Puna ka shkuar aq larg sa pasagjerët kanë hapur dyert e emergjencës dhe një derë ka rënë nga avioni.
Chair Airline ka konfirmuar incidentin edhe për albinfo.ch. “Duke supozuar se ishte tym, një pasagjer hapi derën e urgjencës sipër krahut të aeroplanit, dhe kështu shkaktoi automatikisht rrëshqitjen në kushtet e emergjencës, gjë që shkaktoi konfuzion”.
Mirëpo ai që shqetësoi pasagjerët nuk ishte tym, por avull nga lëngu i ngrirjes së akullit. “Mjegullnaja u përhap përmes sistemit të ventilimit”, shkruan albinfo.ch Se si hyri lëngu i ngrirjes në sistemin e ventilimit po sqarohet më në detaje.
“Dëshirojmë të theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur rrezik as për 132 pasagjerët, as për ekuipazhin dhe as për avionin”, thonë në kompaninë ajrore, përcjell albinfo.ch. Pasagjerët u informuan në përputhje me rrethanat, u pajisën me kupona me vlerë dhe për ta u rezervuan fluturime të tjera.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













