Lajme
Shqiptari vdes në vendin e punës në Itali
Mediat italiane shkruajnë se një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orarin e punës në Itali, përcjell albinfo.ch.
Siç bëjnë me dije mediet e huaja, viktima është identifikuar me emrin Dritan Mecja. 43-vjeçari është mbytur teksa ishte duke punuar në një kantinë vere, si pasojë e asfiksisë.
Mësohet se për shkak të një problemi teknik, tymi brenda rezervuarit të magazinës së verës ishte i papërballueshëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, më 14 dhjetor, rreth orës 11:30 në Cessalto brenda kantinës Corvezzo.
“Jemi të tronditur, ngushëllime të mëdha për familjen e tij: ai ishte i punësuar prej vitesh, një punëtor i madh”, tha kryebashkiaku i Cessalto, Emanuele Crosato.
Dritan Mecja ka lënë pas gruan e tij, gjithashtu shqiptare, dhe djalin e tij 11-vjeçar. Ai punonte prej vitesh në kompaninë Corvezzo në Itali.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














