Lajme
Çfarë zbuloi hetimi i ri i Pentagonit rreth UFO-ve?
Nxitja e re e Departamentit amerikan të Mbrojtjes për hetimin e pikasjeve të objekteve aliene, duket se “nuk ka zbuluar prova konkrete për të sugjeruar se alienët kanë vizituar tokën apo janë ulur këtu”, thanë së fundmi zyrtarët ushtarakë.
Zhvillimi vjen pasi përpjekjet e Pentagonit për të hetuar objektet e paidentifikuar në hapësirë, tokë apo nën ujë, kanë sjellë qindra raportime të reja të anomalive të lidhura me UFO-t, thanë dje zyrtarët vendas.
Në qershor 2021 inteligjenca e SHBA-së raportonte se nga 2004 deri në 2021, ka pasur 144 episode me UFO, 80 prej të cilave janë regjistruar nga disa sensorë të ndryshëm njëkohësisht, përcjell albinfo.ch.
Deri tani, “nuk kemi parë gjë, edhe pse jemi ende herët që të sugjerojë se ndonjë prej këtyre objekteve ka origjinë aliene”, deklaroi dje zv. Sekretari i inteligjencës e sigurisë, Ronald Moultrie.
Ndërsa Sean Kirkpatrick, drejtor i agjencisë së re të Pentagonit për hetimit e pikasjeve, nuk përjashtonte mundësinë e jetës jashtëtokësore dhe tha se për cështjen do të merret një qasje më shkencore.
“Ne do të ristukturojmë analizën tonë, pasi raportimet nuk mund të injorohen”, tha Kirkpatrick.
Pikasjet e mjeteve ajrore që nuk përputhen me teknologjinë e njohur ose që duket se shkelin ligjet e njohura të fizikës, citohen prej kohësh si provë për jetën jashtëtokësore.
Por kontradikta janë ngritur nga palë që flasin për teknologji të fshehta të zotëruara nga ushtri të ndryshme botërore, sidomos duke iu referuar kundërshtarëve të SHBA-së, të cilat sipas zyrtarëve mund të jenë po aq shqetësuese sa jashtëtokësorët.
Kirkpatrick tha se zyra e tij koordinohet me Pentagonin për të njohur hyrjet e reja në teknologjinë ushtarake të SHBA-së, për ta dalluar dronët ose avionët e avancuar, nga UFO të mundshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












