Lajme
Rënie e lehtë e ndihmave sociale, të huajt mbeten më të rrezikuarit
265,100 persona kanë marrë të paktën një përfitim financiar nga ndihma ekonomike sociale në vitin 2021. Efektet e pandemisë Covid-19 ishin të vogla
Në Zvicër, shkalla e shfrytëzimit të ndihmës sociale ka shënuar një rënie të lehtë në vitin e dytë të pandemisë (2021). Ajo ka rënë me 0.1 pikë përqindjeje në 3.1 për qind në vitin 2021, njofton Zyra Federale e Statistikave (BFS), transmeton albinfo.ch. Rreziku për “të rënë në mëshirën” e mirëqenies sociale nuk është rritur pavarësisht ndikimit të gjerë të pandemisë Covid-19.
Rënia e numrit të rasteve ka ndodhur kryesisht për shkak të rënies së qartë të pranimeve të reja. 6900 persona ishin më pak të varur nga ndihma sociale në vitin 2021 sesa në vitin 2020. Kjo korrespondon me një rënie prej 2.5 për qind, shkruan srf.ch. Shkalla e ndihmës sociale ka rënë pothuajse në të gjitha grupet socio-demografike.
Sipas BFS, 265,100 persona kanë marrë të paktën një përfitim financiar nga ndihma ekonomike sociale në vitin 2021. Ashtu si një vit më parë, efektet e pandemisë Covid-19 ishin të vogla.
Vitin e kaluar janë hapur gjithsej 39.600 dosje të reja të ndihmës sociale, 5.300 më pak se një vit më parë. Kjo është vlera më e ulët në dhjetë vitet e fundit, siç thekson BFS.
Rreziku më i lartë për fëmijët dhe të huajt
Fëmijët, të divorcuarit dhe të huajt kanë ende një rrezik dukshëm më të lartë për t’u varur nga ndihma sociale. Në vitin 2021, për shembull, shkalla e ndihmës sociale për popullsinë e huaj ishte 6.1 për qind, ndërsa për zviceranët ishte vetëm dy për qind.
Numri i rasteve të ndihmës sociale është rritur vetëm në tre kantone, ai ka mbetur i qëndrueshëm në tetë kantone dhe shkalla e ndihmës sociale ka rënë në 15 kantone, shkruan BFS.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën Bashkimi Evropian po planifikon një zgjerim të gjerë të rrjetit të tij hekurudhor me shpejtësi të... -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç










