Kosova
Sonte në SRF: Një udhëtim mbresëlënës i fermereve zvicerane në Krushë të Madhe
Ju ftojmë që sonte me fillim nga ora 21:00, të ndiqni emisionin „Wenn Landfrauen reisen“ që do të emetohet në Televizionin shtetëror të Zvicrës, SRF
Sabrina Stadelmann 37 vjeçare dhe Coni Hiltebrand 51, pas ftesës së emisionit mjaft popullor në Zvicër “SRF bi dem Lüt – Wenn Landfrau Reisen“ që emetohet në televizionin shtetëror të Zvicrës SRF, tashmë kishin bërë gati valixhet e tyre për një udhëtim që nuk e dinin ende destinacionin, ku do ta kalojnë një javë.
Dy fermeret zvicerane përshëndeten me familjarët e tyre dhe marrin rrugën në Aeroportin e Zürichut ku takohen mes vete, e ku me pas nga produksioni njoftohen për rrugëtimin e tyre, deri atëherë sekret.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është destinacioni i ardhshëm i zonjave zvicerane, të cilat mirëpriten nga udhërrëfyesi kosovar Kushtrim Kadriu, shkruan albinfo.ch. Ky i fundit, para se ti dërgonte aty ku ishte vendtakimi final, i njofton Sabrinën dhe Conin me jetën e natës në Prishtinë.
Të nesërmen, së bashku me tërë ekipin që kishte ardhur nga Zvicra si dhe me Kushtrimin, ia mësyjnë Krushës së Madhe.
Krusha e Madhe, është një ndër fshatrat që ka pësuar më së shumti gjatë luftës së fundit në Kosovë. Me mbi 240 persona të ekzekutuar dhe më pas të zhdukur, shumica e tyre meshkuj, ndërsa gratë dhe fëmijët ishin deportuar me dhunë në Shqipëri. Nga fshati që dikur frymonte, tashmë kishin mbetur vetëm gërmadhat dhe kujtimet për të.
Nga një histori mëse tragjike, aty lind edhe nje fije shprese, apo nje histori suksesi, kur gratë e veja të prira nga Fahrije Hoti, përkundër shumë pengesave, arrijnë të ngrenë në këmbë një biznes shumë të suksesshëm, atë të përpunimit të specave.
Fermeret nga Zvicra, apo “Landfrauen” me të arritur në Krushë, përballen që në fillim me mikpritjen shqiptare, shkruan albinfo.ch. Ende pa dalë nga vetura shërbehen me ëmbëlsira dhe priten nga mikpritësja, Fahrije Hoti.
„5 Ditët e kaluara në Kooperativën Gratë e Krushës, ftesa në një ceremoni fejese me bi 300 të ftuar, e më pas edhe shijimi i Via Ferratas, ishin diçka fantastike”, shprehet për albinfo.ch, Jan Fitze, nga redaksia e „Wenn Landfrauen Reisen“. Sipas tij, qëllimi i emisionit është njohja dhe përafrimi me kultura të tjera.
Java e paraparë për në Krushë përmbyllet shumë shpejt, por në fund përillet edhe me emocione të shumta me rastin e ndarjes nga tashmë “koleget e punës“, me të cilat kishin punuar, ngrënë e vallëzuar së bashku.
Por të prekura nga të gjitha gjerat që e karakterizon Krushën e sidomos gratë e Krushës, Sabrina dhe Coni, i premtojnë Fahrijes që vitin e ardhshëm do ta vizitojne prapë Krushën dhe do të jenë punëtore vullnetare në Kooperativë.
Për të ndjekur të gjitha peripecitë e dy fermereve zvicerane në Kosovë, ju ftojmë që sonte me fillim nga ora 21:00, të ndiqni emisionin „Wenn Landfrauen reisen“ që do të emetohen në Televizionin shtetëror të Zvicrës, SRF.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria


















