Kosova
Vitin e ardhshëm ulen tarifat e roamingut mes BE-së e Ballkanit
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Zoi Muletier ka deklaruar se ulja e tarifave të roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nisë që vitin e ardhshëm.
Ajo ka theksuar se një grup i kompanive të telekomunikacionit të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar kontratën më 6 dhjetor dhe janë zotuar se do të punojnë për uljen e tarifave të roaming.
Muletier ka thënë se uljet e para dhe të rëndësishme të roaming do të fillojnë nga data 1 tetori 2023.
Në korrik 2021 është nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa marrëveshja e nënshkruar në Tiranë është e dyta, transmeton express përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësja e KE-së ka thënë se edhe operatorët e tjerë inkurajohen që t’i bashkohen kësaj nisme.
“Operatorët e tjerë inkurajohen t’i bashkohen kësaj nisme ambicioze vullnetare – sa më shumë operatorë të bashkohen, aq më të mëdha do të jenë përfitimet për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Muletier.
Më kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor u nënshkrua sot në Tiranë Marrëveshja Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që u mbajt më datë 6 dhjetor në Tiranë, nënshkrua Marrëveshja Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












