Lajme
Austria, e përkushtuar për rajonin e Ballkanit
Republika e Austrisë është një aktor politik i rëndësishëm, prania e së njëjtës në rajonin e Ballkanit mbetet thelbësore për inkurajimin e proceseve të mbetura pezull si pasojë e marrëveshjeve politike të munguara, përcjell albinfo.ch.
Secila kohë politike thërret angazhimin e njëjtë të Austrisë në përputhje me zhvillimet apo dinamikat gjeopolitike botërore….mungesa ose prania joaktive e Austrisë nuk është një ogur i mirë në zhvillimet politike, përfshirë dhe rajonin e Ballkanit, gjithashtu Procesi i Berlinit është kryefjala politike në rajonin e Ballkanit përtej ngjarjeve politike të prodhuara qëllimshëm nga aktorë të caktuar rajonalë për të zhbërë fokusin dhe për të vonuar zbatimin e angazhimeve që burojnë nga marrëveshjet e firmosura në kuadër të Procesit.
Samiti i mbajtur në Vjenë në vitin 2015, një vit pas të njëjtit hapës në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit ishte një ogur i mirë për ecurinë e pritshme të procesit, e kufizuar në kufijtë e pengesës për shkak të ngjarjeve të ndryshme… rikthimi në axhendën politike të Procesit të Berlinit me një angazhim të qartë dhe politikisht të zëshëm gjerman kërkon një rritje të përfshirjes së aktorëve politikë me ekspertizë të dalluar në politikën ndërkombëtare;
-Austria politike që është selia e organizmave të njohur ndërkombëtarë përfshirë dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSCE) -shtet mbrojtës dhe përcjellës i vlerave Perëndimore, dëshmi e rëndësisë së lidhjes mes pozicionit Gjeografik dhe rolit politik- Austria, një shtet i rëndësishëm me traditë të konsoliduar në ndërmjetësimin, zgjidhjen apo vendosjen përpara të agjendave që kanë formësuar harta politike apo kanë ndikuar në balancimin e fuqive ndërmjet aktorëve në shekujt paraardhësmund të shërbejë si ndërmjetësuesi efektiv me një mandat të qartë politik në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Beograd-Prishtinë duke marrë në konsideratë marrëdhënien e Austrisë me secilin prej vendeve përfshirë dhe pozitën e Neutralitetit ushtarak austriak, gjithashtu.
Neutraliteti austriak mbetet një pikëtakim i rëndësishëm politik në historinë botërore me vlera të rëndësishme referuese për të tashmen dhe të ardhmen politike, i tilli mbetet i pangjashëm pozitivisht në format e tjera të neutralitetit të ndërmarrë dhe ushtruar nga vende të tjera si pasojë e çështjeve kufitare apo e marrëveshjeve politike… padyshim që i njëjti austriak mbetet rezultat traktati politik, por është garancia afatgjatë në funksion të ndërmjetësimeve dhe zgjidhjeve në përputhje me frymën dhe vlerat perëndimore, gjithashtu.
Zhvillimet politike të verës së shkuar, përkatësisht turi i ministrit të Jashtëm Austria, Alexander Schallenberg, në rajonin e Ballkanit dhe në të njëjtën kohë publikimi i një dokumenti konceptual i klasifikuar si “non-paper” mbi vizionin austriak për integrimin e rajonit të Ballkanit … të dy elementët përkatësisht, deklaratat e ministrit dhe përmbajtja e dokumentit qëndronin në pozicionin e “gradualitetit” si në përmirësimin e raporteve Beograd-Prishtinë dhe në ecurinë e procesit të Integrimit të rajonit, gjithashtu.
Ministri i Jashtëm austriak, SCHALLENBERG, do të deklaronte mbi çështjen mes dy shteteve, përkatësisht Republikës së Kosovës dhe Serbisë që Procesi i normalizimit duhet të vazhdojë, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Hap pas hapi drejt normalizimit, sepse është në interes të stabilitetit në rajon. Nëse flasim për stabilitetin rajonal, normalizimi gradual i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm.
Dialogu është një vrimë gjilpëre, përmes së cilës vëzhgohet rajoni dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme”. Në të njëjtën kohë, qasja e gradualitetit shprehet qartësisht dhe mbi ecurinë e Integrimit të Rajonit ku ministri austriak nënvizon që “Propozimi ynë është që vendet e rajonit t’i trajtojmë hap pas hapi nga një zonë në tjetrën, qoftë energjia, trafiku apo diçka tjetër, si anëtarë të plotë. Perspektiva evropiane nuk është një rrugë njëkahëshe.
Ne po përballemi me një radikal tronditje për sistemin tonë të sigurisë në Evropë. “Askush nuk mund të shpresojë të jetë thjesht një kalimtar”. Nga ana tjetër, vizioni austriak i “gradualitetit” dhe ndjekjes “hap pas hapi” kërkon një vëmendje të vazhdueshme dhe të pandërprerë për Rajonin… Austria është një aktor politik që mund të kishte një mandat të qartë nga Unioni- mandat ndërmjetësues ose monitorues aktiv në bashkëpunim me Lubjanën, Zagrebin, Varshavën dhe Pragën- për jetësimin e këtij “vizioni të gradualitetit”… vizion që mund të materializohet përmes zbatimit efektiv të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit që janë “gradualiteti në vetvete” i afrimit mes shteteve dhe integrimit në tërësi. Ministri SCHALLENBERG e konsideroi Procesin e Berlinit si “një inkubator ku krijohen idetë e bashkëpunimit”, shkruan Panorama.
Europa e nesërme nuk mund të jetë politikisht e plotë nëse ndryshimi në Ballkan kah ecurisë së integrimit është i munguar apo “pezullia e vendnumëro” do të vijojë të jetë e pandryshuar… aktorët politikë të përmendur më lart mund të shërbejnë në inkurajimin e proceseve rajonale përmes një gradualiteti efektiv, pro-aktiv dhe në koherencë me vlerat perëndimore… gradualitet që thërret për standarde të përmbushura nga qeverisjet kombëtare në planin e brendshëm dhe të njëjtin në kontekstin gjeopolitik, gjithashtu. Rritja e rolit politik të Austrisë përmes pranisë politike së pandërprerë në rajon mbetet thelbësor në zhvillimin e mëtejshëm të axhendave politike perëndimore dhe eurointegruese, gjithashtu.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës