Kosova
Maqedonia e Veriut, kundër thirrjeve për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
Maqedonia e Veriut është kundër kthimit të mundshëm të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani, tha për Kosova Press se mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje me njohje reciproke.
“Kosovën e ka penguar deri më tani anëtarësimi, mospasja e konsensusit, dhe unë kam bërë thirrje edhe gjatë konferencës në Podgoricë kur kemi marrë kryesimin që këtë vit duhet patjetër Kosova të anëtarësohet në këtë kartë, dhe ideja jonë është në 20-vjetorin e themelimit të ofrojmë një koncept të ri strategjik, çka tani me ambiciet euroatlantike të rajonit, për shkak se nëse katër prej pesë vendeve tashmë janë anëtarësuar, do te thotë qëllimi paraprak i idesë për A5 është realizuar.
Tani duhet të krijojmë konceptim e ri strategjik, çka bëjmë me Kosovën në NATO, çfarë bëjmë me Bosnjë e Hercegovinën në NATO, dhe cili do të jetë raporti i NATO-s me Serbinë, dhe ne e kemi ndërmend gjatë kryesimit tonë të dalim me një koncept të qartë strategjik se cilët duhet të jenë prioritetet dhe në çfarë dinamike do të duhet kjo platformë të bëjë punën e vet, natyrisht duke vendosur akcent në anëtarësimin e Kosovës në NATO”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, Osmani nënvizoi se i kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet në Veri, ku serbët vendosën barrikada dhe krijuan tensione në atë pjesë të shtetit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












