Maqedonia
Përsëri problem me aterimin e aeroplanëve në Maqedoni
Disa qytetar prej ditësh në Turqi
Pasagjerët nga Maqedonia e Veriut prej dy ditësh janë bllokuar në aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stamboll. Pasdite, avioni ka tentuar të ulej në Shkup pa sukses, por pas rreth gjysmë ore rrotullimi mbi qiellin e Shkupit, mjegulla e dendur e ka detyruar të kthehet në Turqi, përcjell albinfo.ch.
Pasagjerët nervozë reagojnë se pse fluturimi nuk është devijuar në një nga aeroportet më të afërt në rajon, pasi disa nga fluturimet nga destinacionet e tjera janë devijuar drejt Tiranës dhe Prishtinës. Në avion kishte edhe pacientë që po trajtoheshin në spitalet e Stambollit, të cilët u kthyen dhe u shtruan atje. Pasagjerët nga i njëjti fluturim për “Telma” thonë se në mesin e tyre ka persona invalid, ka një numër të madh grash dhe fëmijësh të cilët aktualisht po qëndrojnë në një hotel.
Avioni nga Stambolli ishte dashur të ulej në Shkup sot në orën 15:30, ndërsa më herët i njëjti fluturim ishte anuluar disa herë dje. Nesër pasdite në të njëjtën kohë do të ketë një përpjekje të re për të arritur dhe ateruar në Shkup
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane Një central i ri bërthamor do të gjeneronte 1.6 miliardë CHF për ekonominë zvicerane çdo vit... -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë













