Kosova
Vuçiç: Serbia ‘mezi e shpëtoi’ paqen në Kosovë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën në Beograd se Serbia “mezi e shpëtoi” paqen në Kosovë, duke iu referuar zhvillimeve të muajit dhjetor në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, përcjell albinfo.ch.
Për gati tri javë me radhë grupe serbësh bllokuan rrugët në veriun e Kosovës.
“Ne nuk kemi provokuar askënd, as për një sekondë, përveç nëse disa njerëz e konsiderojnë provokim që ne i shohim njerëzit tanë në Kosovë si qytetarë të vendit tonë”, tha ai.
Presidenti serb theksoi se Serbia “dëshiron gjithmonë paqe me shqiptarët” dhe kërkoi “respektimin e të gjitha marrëveshjeve” të nënshkruara mes dy vendeve.
Në muajin dhjetor arrestimi i ish-policit serb, Dejan Panti, çoi në protesta të serbëve në veri, të cilët bllokuan rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Përgjatë kohës së bllokadave tensionet ishin të larta dhe pati shtëna me armë zjarri dhe shpërthime pranë patrullave të forcave paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequra nga NATO-ja, Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit dhe gazetarëve.
Muaji janar pritet të jetë periudhë e përpjekjeve të reja diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shmangien e ripërtëritjes së tensioneve ndërmjet tyre.
Presidenti serb tha se Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Beogradin më 11 ose 12 janar.
Zoti Chollet anuloi muajin e kaluar një vizitë në Ballkan dhe në Bruksel për shkak se doli pozitiv në testin për COVID-19.
Presidenti serb tha se më pas në rajon do të qëndrojnë edhe negociatorët evropianë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve ndërmjet palëve në dritën e një propozimi që u bë i njohur si nisma franko-gjermane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, e cila nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, por përfshin propozimin që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.
“Ata veçse po sillen sikurse ky të ishte një propozim që nuk mund të refuzohet”, tha presidenti serb.
Në Prishtinë propozimi është cilësuar si “bazë e mirë për diskutime”./Voa
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? Për shkak të topografisë së Zvicrës, disa pjesë të vendit kanë më shumë gjasa se të... -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003











