Kriza në Ukrainë
Zelensky e quan të dështuar armëpushimin e Putinit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e konsideron një dështim armëpushimin e njëanshëm të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin për festën e Krishtlindjeve Ortodokse.
“Bota mund të shihte edhe një herë se sa të rreme janë deklaratat nga Moska në çdo nivel”, tha Zelensky në një video-mesazh, pak para përfundimit të armëpushimit 36-orësh, siç u shpall nga Putini dhe u hodh poshtë edhe nga Perëndimi.
“Ata thanë diçka për një armëpushim të supozuar, por realiteti është se predhat ruse kanë goditur sërish Bakhmutin dhe pozicionet e tjera të Ukrainës”, tha Zelensky.
“Edhe një herë është konfirmuar se vetëm dëbimi i pushtuesve rusë nga toka ukrainase dhe eliminimi i të gjitha mundësive që Rusia të ushtrojë presion mbi Ukrainën dhe gjithë Evropën do të thotë rivendosje e një armëpushimi, sigurie dhe paqeje”, theksoi ai, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Putin kishte urdhëruar në mënyrë të njëanshme një armëpushim 36-orësh të enjten, të caktuar për festën e Krishtlindjes që shumë të krishterë ortodoksë festojnë më 7 janar.
Kievi e refuzoi ofertën e armëpushimit duke e konsideruar atë si “hipokrizi”, “propagandë” dhe ”një dredhi taktike”.
Rusia tha se Ukraina bombardoi pozicionet e saj të vijës së parë, duke i detyruar trupat të kthenin zjarr pavarësisht armëpushimit, i cili zyrtarisht përfundoi dje në orën 21:00 GMT.
Autoritetet ukrainase thanë se granatimet ruse vranë dy civilë në qytetin e kontestuar ashpër të Bakhmutit, në rajonin lindor të Donetskut.
Luftimet të tjera pati edhe në Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhya, sipas Moskës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











