Lajme
Fluturimi më i shkurtër në botë
Që nga avioni i parë i krijuar nga Clément Ader, në vitin 1890, aviacioni është zhvilluar me hapa të mëdha. Sot ne mund të bëjmë udhëtime shumë të gjata, si ai Nju Jork-Singapor, që zgjat plot 17 orë.
Por, sa zgjat fluturimi më i shkurtër? Do të habiteni kur të mësoni se fluturimi më i shkurtër komercial në botë zgjat vetëm 90 sekonda. Ky fluturim mbulon vetëm 4,2 kilometra, aq sa është distanca midis ishujve Papa Westray dhe Westray, të vendosura në arkipelagun Orkney, në Skoci. Edhe pse të dy janë pjesë e arkipelagut të Ishujve Orkney dhe ndodhen shumë afër njëri-tjetrit, nuk ka ura apo traget që t’i lidhë.
Papa Westray, i njohur gjithashtu si Papay, është një ishull në Skoci me një popullsi prej 70 banorësh. Nga ana tjetër, Westray është ishulli i gjashtë më i madh në arkipelagun Orkney, me një sipërfaqe prej 47 kilometrash katrorë. Popullsia e tij është 600 banorë, të cilët jetojnë kryesisht në qytetin e Pierowall.
Ky fluturim kryhet në bordin e një kompanie Loganair BN-2 Islander, një avion i vogël që ka vend vetëm për 8 pasagjerë. Gjithashtu, është vetë piloti ai që jep shpjegimet e sigurisë dhe në më pak kohë nga sa duhet që një avion i zakonshëm të arrijë lartësinë e duhur për fluturim, do të keni arritur në destinacion. Më e bukura është se gjatë udhëtimit të shkurtër, do të mund të shijoni pamje të mrekullueshme të ishujve dhe peizazheve të tyre të gjelbëruara, transmeton cnn percjell albinfo.ch.
Ka edhe fluturime të tjera në botë që zgjasin shumë pak. Një prej tyre është ai që mbulon rrugën midis Apowo dhe Kegata, dy ishuj të largët dhe të vegjël në Papua të Indonezisë, të cilët ndahen nga një luginë e thellë. Udhëtimi zgjat vetëm 92 sekonda.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss














