Lajme
Gjermania do të importojë gaz nga Iraku
“Iraku do të ishte një partner i preferuar bashkëpunimi në importimin e gazit dhe naftës në Gjermani”, tha kancelari Olaf Scholz, pas një takimi me kryeministrin e ri të Irakut, Mohammed Schia al-Sudani, në Berlin. Importet e gazit mund të shpërndahen nga Gjermania edhe më tej në vende të tjera europiane.
Scholz theksoi se Gjermania nuk do të jetë sërish e varur vetëm nga një furnizues gazi si dikur me Rusinë. Nga Rusia përpara sulmit ndaj Ukrainës furnizohej më shumë se gjysma e importeve gjermane të gazit. Tani Gjermania nuk mer më gaz nga Rusia.
Iraku do të kthehet në eksportues të gazit
Al-Sudani theksoi qëllimin e vendit të tij, që të avancojë edhe më tej eksportin e gazit nga Iraku. “Ne kemi plane ambicioze për përdorimin e gazit, që shoqëron prodhimin e naftës dhe digjet gjatë këtij procesi”, tha kryeministri irakian. “Ne e kemi paraqitur këtë mundësi dhe kemi ftuar sipërmarrjet gjermane të investojnë në këtë sektor”.
Asnjë vend tjetër në botë nuk është kaq shumë i varur nga të ardhurat prej naftës sa Iraku. Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Iraku është vendi i pestë në botë për prodhimin e naftës. Edhe gazi eksportohet përmes terminalit LNG të të Basra Gas Company të hapur në vitin 2022.
Në kuadër të kësaj vizite Siemens Energy dhe ministri irakian e Energjetikës Siad Ali Dahil nënshkruan një deklaratë rakordimi për zgjerimin e infrastrukturës së furnizimit me energji në Irak. Konkretisht Siemens Energy do të zgjerojë centralet që punojnë me energji fosile dhe të rigjenerueshme. Projektet synojnë të reduktojnë ndërprerjet e vazhdueshme të elektricitetit në Irak dhe të ulin emisionet e dioksidit të karbonit.
Iraku vuan vazhdimisht nga furnizimi i keq me elektricitet, duke pasur ndërprerje të vazhdueshme. Kjo krahas gjendjes së vështirë ekonomike dhe korrupsionit, janë arësyet për protetstat e vazhdueshme që e kanë tronditur këtë vend vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh Nga viti 2027, përfitimet përtej limitit ditor nuk do të rimbursohen - Mbi 30,000 nënshkrime u... -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike














